Quantcast
Channel: Mapo Libri & Ide – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 738

Kur fëmija sillet si adult

$
0
0

childNga Serge Lesourd*

Në një artikull të gjatë, të botuar në revistën shkencore “Educatio”, botim i Universitetit Europian të Tiranës, psikanalisti i njohur francez, Lesourd shpjegon se në epokën e sotme postmoderne është fëmija ai që krijon familjen, cilado qoftë ajo dhe kushdo qofshin prindërit. Nga mënyra se si pritet fëmija në familjen që ai krijon, sjell risi dhe shoqërohet me mënyra të reja të vepruari. 

Në postmodernitetin tonë është fëmija ai që krijon familjen, siç e tregojnë më së miri mënyrat aktuale të dezinjimit të formave të reja familjare. Familja e rikompozuar, familja njëprindërore, familja homo-prindërore, të gjitha këto dizenjime moderne të formave të familjes janë të kuptueshme, vetëm nëse e shohim familjen nga këndvështrimi i fëmijës, dhe jo nga ekzistenca apo joekzistenca e çiftit prindëror. Nga mënyra se si pritjet fëmija në familjen që ai krijon, sjell risi dhe shoqërohet me mënyra të reja të vepruari. Të respektosh dëshirat e tij, të kujdesesh për lulëzimin e tij, ta integrosh në grupe, ndërsa ai është i ndryshëm, duke mbajtur parasysh gjithnjë ndryshimin e tij, këto janë një sërë imperativësh pedagogjikë, të cilat i vendosen gjithsecilit që ndodhet pranë këtyre fëmijëve. Si psikanalist, ajo që klinika më ka mësuar, që prej tridhjetë vitesh tashmë, është, se i vetmi pozicion i tentueshëm rezulton ai i Frojdit, i cili iu përgjigj, në fund të jetës së tij, një zonje ndërsa e kish pyetur se si të rriste mirë fëmijën e saj: “Oh, Zonjë, bëni çfarë të doni, sepse, sidoqoftë, do të jetë e gabuar”. Mirëpo, ajo që duket në diskursin e viteve 1980-1990, është se vendi i fëmijës është bërë mbizotërues në përfaqësimet tona të familjes, nuk është më çifti që organizon vatrën familjare, por prania e fëmijës. Fëmija është i konceptuar se duhet të jetë i lumtur dhe i gazmor; duhet të ketë sukses në shkollë, në sport, intelektualisht, shpirtërisht; dhe është lumturia e fëmijës që provokon lumturinë e të rriturve që e marrin në ngarkim dhe e shoqërojnë në zhvillimin e tij. Mundet vetëm të gëzohemi nga ky ndërgjegjësim i mirëqenies infantile, asnjë nuk dëshiron të kthehet në kohën ku fëmija nuk duhet të fliste në tavolinë dhe përdorej si krah pune falas. Por ky ndryshim i paradigmës shoqërore ka shkaktuar pasoja të tjera që do të na duhet t’i vlerësojmë, jo për të rivënë në pikëpyetje këto ndryshime, por për të matur të gjitha impaktet e transformimit të lidhjes sociale dhe të vendit të fëmijëve. Pasoja e parë e këtij “idealizimi” të fëmijërisë si vendi i lumturisë është vendosja në pikëpyetje e lëvizjes kohore. Realizimi i dëshirës duhet të jetë aktual, për të mos thënë imediat. Në këtë ndryshim zhduket premtimi i një të ardhmeje më të mirë, i një të nesërmeje që është e vendosur mbi një të tashme gjithnjë të pakënaqshme. Individi tenton, atëherë, të ndërtojë këtë premtim lumturie aktuale dhe fëmija nënshkruhet si vendi ku mund të realizohet ky premtim. Kështu, së pari, fëmija bëhet ai që vendos. E vë re këtë në çfarëdolloj supermarketi në orën e pazarit familjar ku fëmijët e vegjël, shpesh tepër të rinj, vendosin mbi atë çka do duhet të përbëjë koshin e familjes. Sociologu Michel Faze e kanë përshkruar këtë nën termat e “demokracisë familjare” që organizon familjet aktuale dhe që mbështetet mbi barazinë e peshës së fjalës të secilit në vendimmarrje. Një pasojë e dytë e këtij idealizimi të fëmijërisë, është se fëmija duhet të performojë. Duke qenë se fëmija është ai që ia del, duke qenë se të talentuarit janë realizimi i fundit, duket, siç e tregojnë edhe vlerësimet që në kopsht, se fëmija është ai që është në provë në lidhje me kompetencat e tij, mbi atë çka di të bëjë dhe duhet të arrijë. Riedukimet e ndryshme të disfunksionimeve të fëmijëve, futen në logjikën e fëmijës që performon dhe lumturia matet me kutin e arritjeve të tij e të mënyrës se si i bën këto gjëra. Kjo logjikë, – e ndërtuar nga shkencat e sjelljes, më shumë se ato konjitive, – e vlerëson mirëqenien e fëmijës-subjekt në raport me përshtatjen e tij në lidhjet me kodet shkollore apo parashkollore – si për shembull, le të mendojmë këtu, mbi kurset e muzikës në konservatore – Fëmija duhet të zotëroje aftësi, dhe kjo, gjithnjë e më herët, e nënvizoj, (më qartë s’ka se si të mos e shohim, në projektet aktuale të uljes së moshës së maturisë ligjore në 16 vjeç, për një sërë përgjegjësish). Fëmija performues, të paktën idealist, është gjithmonë një fëmijë me pjekuri të parakohshme. Ndaj ekziston një nxitim për ta përfshirë fëmijën tek “le faire”/ “Ushtrimi”, tek realizimi i veprimit, atëherë, kur në fakt, fëmijëria njihet si koha ku “bëhet gjasme”, ku “bëhet sikur” dhe karakterizohet nga loja dhe të mësuarit. Është koha kur bënë si i rritur, është duke imituar adultin, është duke u identifikuar me të, është koha që e karakterizon fëmijën para adoleshencës dhe krijimit të mendimit logjik, dhe që e çon në mësimet sociale e në ato shkollore. Por jo duke bërë prej vërteti, atë që mbetet pronë e të rriturit në të ardhmen, adoleshentit dhe të rritur që ai/ajo do të bëhet. Të rriturit e postmodernitetit tonë i kërkojnë fëmijës, të vendosë dhe të bëjë, sipas kritereve që janë, ato të një të rrituri (efikasiteti, performanca, zgjedhja e objektivave etj.) dhe jo ato të fëmijërisë së përshkruara më sipër. Fëmija i vërtetë humbet në këtë idealizim të fëmijërisë së suksesshme, pjesën e papërgjegjshmërisë që ishte e tija. Sa fëmijë prindërish të vetëm takojmë në praktikat tona, që mbajnë një vend të vërtetë dhe arsyetime thuajse të rriturish, atëherë kur nuk është as funksioni i tyre, as shpesh dëshira e tyre? Sa fëmijë adultizohen, duke lënë mënjanë pjesën imagjinare të nevojshme për ëndrrat për t’u rritur dhe në ndërtimin e një të ardhmeje, aq mirë të përshkruar nga F. Dolto.

Fëmija nuk është më në zhvillim: një strukturim subjektiv i ndryshëm

Kështu, në idealizimin e fëmijërisë që karakterizon botën tonë, fëmija duhet të jetë, dhe nuk mund të mbajë vendin e tij infantil, që e bën atë një qenie në zhvillim. Lumturia e fëmijërisë përjashton fëmijët nga vendi i tyre ende për t’u ndërtuar, i hedh në një të tashme atje, një të tashme të ngjarë, që i privon nga e vetmja mbrojtje, të cilën do të duhej të kishte gjithnjë një fëmijë: e drejta për papërgjegjësi dhe moskokëçarje. Ky adultizim i fëmijëve mbart disa konsekuenca në ndërtimin subjektiv të tyre dhe mbi organizimin midis tyre të instancave psikike, ashtu siç i përshkruan psikanaliza. Ajo çka dëshmon klinika e përditshme është se Uni tenton të zotërojë realitetin, për të realizuar dëshirat e tij. Fëmija këtu sillet si një i rritur normal, sipas përkufizimit të Freud-it, që mundohet të transformojë realitetin për ta bërë konform dëshirave të tij, duke njohur se realiteti është një limit. Duhet, ndërkaq, të sillet një nuancë që është, se fëmija mbetet një fëmijë, ka vështirësi në njohjen e realitetit si limit. I rritur tashmë, edhe pse i vogël, fëmija mundet vetëm të jetojë një inflacion narcizist të realizimit të vetes si një i rritur, pa mundur të ndërtojë më parë limitet.

Ankthi si motor dhe mbrojtja ndaj tij…

Ankthi në psikikën njerëzore konsiderohet që nga Frojdi si një sinjal rreziku, dhe Lacan ka saktësuar, se është rreziku i të mos diturit se çfarë jemi në dëshirën e Tjetrit. Në mënyrat e vjetra të funksionimit social, subjekti hiqte dorë nga realizimi i dëshirës së tij si rrjedhojë e dëshirës së Tjetrit, që do të provokojë nga ana tjetër simptomat e shprehjes së kësaj dëshire të ndrydhur, si zgjidhje ndaj konfliktit midis dëshirës së tjetrit, gjithnjë e shprehur nga e ndaluara[1] dhe dëshirës së subjektit. Lidhja jonë sociale ka ndryshuar të dhënat, duke vendosur në fillim realizimin e dëshirave të subjektit, por menjëherë dëshira e Tjetrit, kur është në kundërshtim më dëshirën e subjektit, kthehet në rastin më të mirë në enigmë, në rastin më të keq, një kërcënim për këtë të fundit. Përballë të ndaluarave subjekti nuk gjendet më nën një nënshtrim, në një dorëheqje nga dëshira e tij, por në një pafuqi për të arritur një koincidencë midis dëshirës vetjake dhe dëshirës së Tjetrit. Kjo pafuqi është burimi i ankthit dhe një numër i madh fëmijësh e përkthejnë këtë, në fushën e shkollës, në një stres përballë dështimit, që mundohen ta shmangin nëpërmjet një sërë përgjigjesh subjektive si, e mungesës shkollore apo të ndonjë sëmundjeje për të shmangur çdo lloj situate ankthi; hiperaktivitet, që gjejnë limite vetëm në shterimin e fëmijës apo njerëzve që e rrethojnë; fobitë janë bërë klasike në para-adoleshencë, ose në adoleshencë, kur subjekti duhet të mbajë dëshirën e tij përballë dëshirës së tjetrit në një pozitë, kësaj here, të vetmuar. Forma e dytë e mbrojtjes kundër ankthit është mohimi i kërkesës dhe i dëshirës së Tjetrit, që përjetohet si një persekutor. Kjo formë është tejet klasike midis fëmijëve, në konfrontimet që kanë të bëjnë me një vështrim, me një fjalë apo me një gjest, por ekzistojnë edhe në marrëdhëniet fëmijë-adultë. Për të ruajtur integritetin e tij narcizist përballë dëshirës së Tjetrit që i kundërvihet të tijës, subjekti reagon atëherë, duke e kthyer tjetrin në objektin e keq persekutues, armiku që mohon ekzistencën e tij. Mënyra e fundit për të shmangur ankthin që është edhe më frekuentja konsiston për subjektin të marrë përsipër pafuqinë, ta përvetësojë zhvlerësimin e imazhit për veten të zhvlerësojë Unin e tij. Për ta thënë në terma të tjerë, subjekti deprimohet duke u ndërgjegjësuar mbi pamundësinë e realizimit të asaj që ai dëshiron si dhe konstaton pamundësinë për të kënaqur Tjetrin.

Fëmija aktual

Ajo çka na tregon evolucioni i formave psikopatologjike tek fëmija dhe, po aq, edhe i adultëve aktualë, është se vuajtja psikike gjen forma të shprehjes, që merren nga shoqëria në të cilën zhvillohet subjekti.

Përmbysja e frazës “i rrituri bën fëmijën dhe fëmija bën të rriturin” shënon këtë ndryshim të bazës, të referencës, të orientimeve. Janë këto koordinata të reja që do të na duhet të mësojmë, jo për t’i ndryshuar, t’i mohojmë apo t’i përjashtojmë të vjetrat, por për të mësuar t’i përdorim, për të vazhduar të “dështojmë në edukimin e fëmijëve tanë”.

*Psikanalist, Universiteti “Sophia Antipolis”, Nice, Francë


Viewing all articles
Browse latest Browse all 738

Latest Images

Trending Articles