Quantcast
Channel: Mapo Libri & Ide – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 738

Mirësi & Gjeni/ FEDERICO GARCIA LORCA

$
0
0

 “Çfarë poeti! Nuk kam parë asnjëherë një njeri që të brendësojë kaq shumë mirësi dhe gjeni…” Ky është homazhi që Neruda i ka bërë Garcia Lorca-s. Data e lindjes dhe e vdekjes së tij përkojnë me dy tragjeditë e historisë spanjolle: humbja e kolonive të fundit dhe fundi i ëndrrës republikane. I lindur në Andaluzi, ai u vendos më 1919-n në Madrid ku frekuentoi Rafael Alberti-n, Salvador Dali-n dhe Louis Bunuel-in – dy vjet më pas, publikoi Libri i poemave

 Mirësi &Gjeni

FEDERICO GARCIA LORCA

Pas një udhëtimi në Argjentinë dhe në Uruguai, ai themeloi Shoqatën e Intelektualëve Antifashistë me Alberti-n dhe Bergamin. Kur shpërtheu lufta civile, Garcia Lorca u rikthye në Grënadë.

 “Çfarë poeti! Nuk kam parë asnjëherë një njeri që të brendësojë kaq shumë mirësi dhe gjeni…” Ky është homazhi që Neruda i ka bërë Garcia Lorca-s. Data e lindjes dhe e vdekjes së tij përkojnë me dy tragjeditë e historisë spanjolle: humbja e kolonive të fundit dhe fundi i ëndrrës republikane. I lindur në Andaluzi, ai u vendos më 1919-n në Madrid ku frekuentoi Rafael Alberti-n, Salvador Dali-n dhe Louis Bunuel-in. Dy vjet më pas, publikoi Libri i poemave, tek i cili fillojmë të parashohim frytet e maturisë së tij poetike, të cilën e arriti te Këngët (1927). Në këtë përmbledhje, stili popullor dhe i kultivuar bashkohen me folklorin andaluzian, të rizbuluar nga autori. Romanciero gitano  i dedikohet botës cigane, që është simboli i spontanitetit dhe i pafajësisë së humbur.

Rima në vargjet e tij përngjan me atë të një kënge fëmijësh, njëlloj si në romanin e tij të famshëm Romance sunambulo. Më 1929, një udhëtim në Shtetet e Bashkuara dhe në Kubë e frymëzoi për Poet në Nju-Jork, publikuar pas vdekjes së tij. Paçka ndryshimeve stilistike, shkrimtari nuk harron të nderojë viktimat: ciganët e Spanjës dhe  zezakët e Shteteve të Bashkuara. Njëlloj ndodh edhe me produksionin e tij teatror, të cilit i  mbeti besnik që prej fillimeve.

Më 1932, Republika i besoi drejtimin e një teatri eksperimental (La Baraca) në mënyrë që zonat më të humbura të vendit të zbulonin klasikët.  Lorca pa në këtë projekt mundësinë për të realizuar ëndrrën e tij: që letërsia të jetë  e arritshme për të gjithë. Pas një udhëtimi në Argjentinë dhe në Uruguai, ai themeloi Shoqatën e Intelektualëve Antifashistë me Alberti-n dhe Bergamin. Kur shpërtheu lufta civile, Garcia Lorca u rikthye në Grënadë. Ndihej në rrezik. Një ditë, më 1936-n, u rrëmbye dhe pushkatua pa mëshirë. Kësisoj, poema e fortë kushtuar më 1935-n toreadorit Ignacio Sanchez Mejias përshfaqet trishtueshëm profetike: “Në orën pesë të darkës/ ishte vetëm ora pesë e darkës./ Një fëmijë solli të bardhin qefin./ Në orën pesë të darkës./ Shportën e gëlqeres gati./ Në orën pesë të darkës./ Dhe gjithçka tjetër kishte vdekur, veçse vdekur./ Në orën pesë të darkës.”  Portreti i David Seymour daton më korrik 1936. Është gjetur përmes imazheve të së famshmes “valixhe meksikane”, që përmbante më shumë se 4000 negative të Robert Capa, Gerda Taro dhe David Seymour, kapur gjatë Luftës së Spanjës. Valixhja, që Capa ia kishte besuar një mikut të tij gjatë arratisë për në Paris më 1939-n, doli në pah vetëm më 2007-n, në Meksikë.

Përktheu: Bisej Kapo

[Federico del Sagrado Corazon de Jesus Garcia Lorca] Fuente Vaqueros, Spanjë 1898 – Viznar, Spanjë, 1936

Foto: Savid Seymour

Madrid, 1936

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 738

Latest Images

Trending Articles