Nga Jeff Seamont, Philosophicalman
Sipas teorisë së përgjithshme të relativitetit: “Koha nuk ka ekzistencë të pavarur nga radhitja e ngjarjeve me të cilën i masim.” Pasi që koha përbëhet nga perceptimet, krejtësisht varet nga perceptuesi dhe për këtë arsye është relative. Shpejtësia me të cilën koha kalon ndryshon sipas referencave që ne e masim pasi nuk ka orë natyrale në trupin e njeriut që të tregojë në mënyrë precize se sa shpejt kalon koha
Le të mundohemi që të sqarojmë temën duke cituar shpjegimet e shkencëtarëve dhe dijetarëve të ndryshëm në lidhje me këtë temë. Sa i përket çështjes së rrjedhjes së kohës prapa, profesori i famshëm i gjenetikës dhe fituesi i çmimit Nobel, François Jacob, thotë në librin e tij Le Jeu des Possibles, “Loja e të mundshmeve”. Filmat e lëshuar praptazi na e bëjnë të mundur që të imagjinojmë botën në të cilën koha shkon së prapthi. Botën ku qumështi ndahet nga kafja dhe kërcen nga filxhani dhe kthehet prapë në enën e qumështit; botën në të cilën rrezet e dritës lëshohen nga muri që grumbullohen në një vend (qendër graviteti) në vend se të shpërthejnë nga burimi i dritës; botën në të cilën guri kthehet nga uji në shuplakën e njeriut në bashkëpunim të çuditshëm me pikat e panumërta të ujit. Prandaj, në botën e tillë ku koha ka veçori të kundërta, proceset në trurin tonë dhe mënyra se si kujtesa jonë e përpilon informatën, do të mund të funksiononin së prapështi. E njëjta vlen edhe për të kaluarën dhe të ardhmen dhe bota do të dukej njëjtë siç duket tani. Pasi truri ynë është i mësuar me një renditje të caktuar të ngjarjeve, bota nuk funksionon siç është treguar më lartë dhe neve na duket se koha çdoherë ecën përpara. Por, ky është vendim i arritur në tru dhe është relativ. Në realitet, kurrë nuk do të mund të dimë se si ecën koha dhe a është duke ecur apo jo. Kjo tregon faktin se koha nuk është fakt absolut por vetëm një lloj perceptimi. Relativiteti i kohës është fakt që është vërtetuar edhe nga njëri ndër fizikanët më të rëndësishëm të shek. të 20-të, Albert Einsteinit. Lincoln Barnett, shkruan në librin e tij “Gjithësia dhe dr. Einsteini”: Së bashku me hapësirën absolute, Einsteini hodhi poshtë konceptin e kohës absolute – ku rrjedhja e kohës universale është e njëtrajtshme, e pandryshueshme dhe e vazhdueshme, duke rrjedh nga e kaluara e pafund në të ardhmen e pafund. Shumë paqartësi që e kanë rrethuar teorinë e relativitetit dalin nga ngurrimi i njeriut që të pranoj se domethënia e kohës, sikurse domethënia i ngjyrës, është një formë e perceptimit. Sikurse hapësira që është radhitje e mundshme e objekteve materiale, ashtu edhe koha është një radhitje e mundshme e ngjarjeve. Subjektiviteti i kohës më së miri është shpjeguar nga Einsteini. “Përjetimet e një personi”, thotë ai, “na shfaqet si seri e rregulluar e ngjarjeve; në këtë seri ngjarjet e vetme që ne i mbajmë në mend radhiten asisoj sipas kriterit të konceptit “më herët” apo “më vonë”. Prandaj ekziston, për një person një kohë – personale, apo kohë subjektive. Kjo në vetvete nuk është e matshme. Mundem, në të vërtetë, që të lidh numrat me ngjarjet, ashtu që numri më i madh i përket ngjarjes më të vonshme sesa me të parën. Vet Einsteini theksoi, siç citohet në librin e Barnettit se: “hapësira dhe koha janë formë e intuitës, që nuk mund më të ndahen nga vetëdija sikurse konceptet tona të dallimit të ngjyrës, formës dhe madhësisë.” Sipas teorisë së përgjithshme të relativitetit: “koha nuk ka ekzistencë të pavarur nga radhitja e ngjarjeve me të cilën i masim.” Pasi që koha përbëhet nga perceptimet, krejtësisht varet nga perceptuesi dhe për këtë arsye është relative. Shpejtësia me të cilën koha kalon ndryshon sipas referencave që ne e masim pasi nuk ka orë natyrale në trupin e njeriut që të tregojë në mënyrë precize se sa shpejt kalon koha. Siç shkruan Lincoln Barnett: “Sikurse që nuk ka gjë me ngjyrë që mund të dallohet pa sy, gjithashtu një çast, orë apo ditë nuk mund të shënohet pa ngjarje.” Relativiteti i kohës më së thjeshti përjetohet në ëndrra. Edhe pse atë që shohim në ëndërr duket se ndodhë me orë të tëra, në të vërtetë, kjo ndodhë për vetëm disa minuta, e bile edhe disa sekonda. Të shqyrtojmë një shembull ashtu që të sqarojmë çështjen më tutje. Të paramendojmë se jemi në një dhomë me vetëm një dritare që është e punuar në mënyrë të veçantë dhe do të jemi të ngujuar për një kohë të caktuar. Le të jetë një orë në dhomë për të matur kohën e kaluar. Në të njëjtën kohë, le të jetë që mund të shohim nga dritarja e dhomës lindjen e diellit dhe perëndimin në intervale të caktuara. Pas disa ditësh, përgjigja që ne mund të japim për pyetjen se sa kohë kemi kaluar në dhomë do të jetë në bazë të informatave që kemi mbledhur duke shikuar orën kohë pas kohe dhe llogaritjen që kemi bërë duke iu referuar faktit se sa herë ka lindë dhe perënduar dielli. Për shembull, ne vlerësojmë se kemi kaluar tri ditë në atë dhomë. Por, nëse personi që na ka vendosur në atë dhomë të thoshte se ne kemi qëndruar vetëm dy ditë në dhomë dhe se dielli që ne e kemi parë nga dritarja është prodhuar artificialisht nga një makinë simuluese si dhe ora në dhomë është punuar që të punojë më shpejt se zakonisht, atëherë llogaritjet tona nuk do të kenë kurrfarë kuptimi. Ky shembull konfirmon se informata që ne kemi për shpejtësinë e kalimit të kohës bazohet në referencat relative. Relativiteti i kohës është fakt shkencor i dëshmuar nga metodologjia shkencore. Teoria e përgjithshme e relativitetit të Einsteinit pohon se shpejtësia e kohës ndërron varësisht nga shpejtësia e objektit dhe pozitës së tij në fushën e gravitacionit. Me rritjen e shpejtësisë, koha shkurtohet dhe ngjeshët; ajo ngadalësohet deri sa të vjen tek pika e “ndaljes”. Të shpjegojmë këtë me një shembull të dhënë nga Einsteini. Paramendojmë dy binjak, njëri mbetet në tokë derisa tjetri udhëton në gjithësi me një shpejtësi afër shpejtësisë së dritës. Kur kthehet në tokë, ai që ka udhëtuar do të sheh se vëllai i tij që ka qëndruar në tokë është plakur shumë më shumë se ai. Arsyeja është se koha rrjedh shumë më ngadalë për personin që udhëton me shpejtësi të afërt me atë të dritës. Le të marrim me mend një babë udhëtues nëpër gjithësi dhe djalin e tij në tokë. Nëse babai ishte 27 vjeç kur është nisur ndërsa djali i tij trevjeçar; kur babai të kthehet në tokë pas 30 viteve (tokësore), djali do të jetë 33 vjeçar ndërsa babai i tij do të jetë vetëm 30 vjeçar.31 Ky relativitet i kohës nuk shkaktohet nga ngadalësimi apo përshpejtimi i orës, apo ngadalësimi i pranverës mekanike. Më parë është rezultat i dallimit të periudhave të punës të tërë sistemit të ekzistencës materiale, që shkon thellë deri në grimcat sub-atomike. Me fjalë të tjera, për personin që e përjeton këtë, shkurtimi i kohës nuk përjetohet si film i ngadalësuar. Në ato raste kur shkurtohet koha, të rrahurat e zemrës, shumimi i qelizave dhe funksioni i trurit etj., të gjitha punojnë më ngadalë se te personi në tokë. Pa marrë parasysh, personi vazhdon me jetën e tij të përditshme dhe fare nuk e vëren shkurtimin e kohës. Në të vërtetë shkurtimi nuk është i dukshëm derisa nuk bëhet krahasimi.